Sport Bruno Dita, përforcim i bujshëm i Skënderbeut

Bruno Dita, përforcim i bujshëm i Skënderbeut

Shpërndaje

Bruno Dita pasi deklaroi një javë më herët largimin nga Teuta, ka kaluar zyrtarisht te Skënderbeu i Korçës.

Pas Donjet Shkodra, ish-mbrojtësi i Teutës dhe i kombëtares shqiptare U-21, i është bashkuar si përforcimi i dytë i rëndësishëm ekipit të Skënderbeut të Korçës. Ai ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me Skënderbeun, që pas mbylljes së kampionatit në vend të tretë, fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në Europa Laegue.

Por më 8 qershor Skënderbeut i duhet të mësojë verdiktin e Komisionit të Etikës në FSHF, pas pezullimit për një vit nga UEFA, verën e kaluar.

Skënderbeu i dha fund ecurisë si kampione prej  gjashtë sezoneve radhazi duke mos fituar dot as kupën në finale e këtij viti me Tiranën. Gjithsesi, duket se skuadra korçare ka bërë lëvizjet e para në merkato për t’u rikthyer sezonin tjetër te trofetë.