Bota Buckingham Palace thyen traditën për të shmangur turpërimin e Princit Harry

Buckingham Palace thyen traditën për të shmangur turpërimin e Princit Harry

Asnjë nga anëtarët e moshuar të familjes mbretërore nuk do të veshë uniformën tradicionale ushtarake në funeralin e Dukës së Edinburgut, Princit Philip në Castle Windsor këtë fundjavë. Tradita ndryshon këtë herë për të shmangur turpërimin e Princit Harry.

Vendimi do të jetë në kontrast me praninë e fortë ushtarake që do të shfaqet për të nderuar Dukën e Edinburgut, i cili shërbeu me dallim në Luftën e Dytë Botërore.

Duka i Sussex i cili u angazhua me Ushtrinë Britanike për një dekadë, humbi tre titujt e tij të nderuar ushtarakë. Buckhingam Palace pritet të njoftojë detaje të mëtejshme të funeralit që do të mbahet, përfshirë veshjen. “Ishte zgjidhja më elokuente e problemit”, tha një burim ushtarak për The Sun.