Sport Buffon do të kthehet tek Juvja? Vendimin e merr PSG

Buffon do të kthehet tek Juvja? Vendimin e merr PSG

Dyert e Juventusit për Gigi Buffon mbeten gjithmonë të hapura. Shoqëria bardhezi është gati ta rikthejë portierin legjendar, sigurisht jo si futbollit, por në rolin e drejtuesit.

Javën e ardhshme, menaxheri i Buffon, Silvano Martina, do të udhëtojë drejt Francës për të kuptuar se cili është vullneti i PSG-së për të ardhmen e “gardianit”.

Nga njëra anë është dëshira e Buffon për të qenë protagonist mes shtyllave edhe në moshën 41-vjeçare, në ndjekje të rekordeve të reja dhe të “të mallkuarit” Champions, nga ana tjetër mundësia për të nisur një karrierë tjetër, por në futboll, si drejtues. Pra, për të kaluar një vit “stazh”, çka do t’i jepte mundësi të për të kuptuar se çfarë është i aftë të bëjë në një rol të ri.

Të “braktisësh” fushën, është një vendim i vështirë për t’u marrë, por në këtë zgjedhje të vështirë rol të madh ka pozicionimi i PSG-së.

Kampionët e Francës nënshkruan kontratë verën e kaluar për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe për një sezon tjetër, por deri tani nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë.

Orët e fundit mediet kanë shkruar për një interesim të mundshëm të PSG-së për portierin e Mannchester United, De Gea, e nëse spanjolli do të mbërrijë në Paris, vështirë se drejtuesit e skuadrës kryeqytetase do t’i rinovojnë kontratën Buffonit.