Sport Bujaria e Michael Jordan, dhuron dy milionë dollarët e “Last Dance” për...

Bujaria e Michael Jordan, dhuron dy milionë dollarët e “Last Dance” për të varfrit

Michael Jordan ka dhuruar 2 milionë dollarë nga përfitimet e “Last Dance” për bankat lokale të ushqimit në Karolina dhe Çikago, sipas “Variety”. “Në këto kohë të vështira dhe në një vit vështirësish të paimagjinueshme për shkak të Covid-19, është më e rëndësishme se kurrë për t’u ndalur pak dhe për të ndihmuar të tjerët, ata që kanë nevojë”, – ka thënë Jordan.

“Jam krenar që po dhuroj të ardhurat e “The Last Dance” për “Feeding America” dhe bankat e ushqimit që bëjnë pjesë në Karolina dhe në Çikago për të ndihmuar në ushqyerjen e familjeve që kanë nevojë”, – ka shtuar më tej legjenda e basketbollit amerikan. Ai ka përfituar më shumë se 4 milionë dollarë për pjesëmarrjen në dokumentarin seri, fitues të “Emmy Award”, që tregon sezonin e tij të fundit me Çikago Bulls.

Më parë Jordan ka bërë të ditur se do t’i dhuronte të gjitha të ardhurat për “Friends of the Children”, një organizatë jofitimprurëse që ndihmon fëmijët me probleme. Së fundi ish-basketbollisti i famshëm është impenjuar edhe në dhënien e 100 milionë dollarëve gjatë 10 viteve të ardhshme për shoqatat që merren me barazinë racore, pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së George Floyd.