Bota Buletini i Covid nga Italia: Ulje e lehtë e rasteve të reja

Buletini i Covid nga Italia: Ulje e lehtë e rasteve të reja

Janë regjistruar 114 raste të reja me Covid në 24 orët e fundit në Itali, një rënie në krahasim me 169 rastet e djeshme.

Por viktimat janë 17, në rritje në krahasim me dje kur ishin 23. Rastet totale kapin shifrën 243.344, të vdekuri 34.984.

Të shëruarit janë 195.441, me një rritje prej 335 personash të shëruar në 24 orët e fundit.