Sport Bulku “thumbon” Panuçin: Këta lojtarë bënë të lumtur shqiptarët kur shkuan në...

Bulku “thumbon” Panuçin: Këta lojtarë bënë të lumtur shqiptarët kur shkuan në Europian

Ervin Bulku do të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare për ndeshjen me Andorrën. Në konferencën e sotme për shtyp, ish-mesfushori 38-vjeçar, u shpreh optimist për sfidën e ditës së nesërme teksa beson te grupi i lojtarëve.

I pyetur për deklaratën e Kristian Panuçit pas ndeshjes, për grupin e lojtarëve, Bulku nuk nguroi t’i kujtonte ish-trajnerit se ishte po ky grup që bëri të lumtur miliona shqiptarë me kualifikimin në Europianin e Francës.

Ndeshja me Andorrën?

Duke qenw pranë skuadrës, mendoj që duhet ta harrojmë atë ndeshjen me Turqinë. Kjo ndeshje duhet fituar patjetër. Duhet të fillojmë qysh nesër dhe të vazhdojmë rrugën tonë.

Çfarë emocioni dhe çfarë përgjegjësie keni në këtë sfidë, a është thikë më dy presa?

Detyra ime është të fitojmë ndeshjen, bashkë me lojtarët sepse vetëm nuk e arrijë dot. Padyshim që është një përgjegjësi e madhe që më ka dhënë Federata.

Kthehesh pas 17 vjetësh, por tani si trajner?

Ndryshimi është që kjo ndeshje duhet të fitohet me patjetër dhe jam i bindur që nuk do të ndodhë më ai gabim.

Cila është gjendja e Sadikut dhe Balajt? Mund të luajnë të 2 bashkë?

Ngelet për t’u parë mbas stërvitjes së fundit dhe pastaj mund të vendosim. Padiskutim që mund të luajnë bashkë.

Cila është gjendja psikologjike e lojtarëve?

Jemi munduar që të harrojmë sa më shpejt humbjen. Gjendja është shumë e mirë, jemi përgatitur vetëm për ta fituar këtë ndeshje.

Panuçi deklaroi se këta janë lojtarët… Besoni se ky grup mund të japin më shumë?

Është e vërtetë që këta janë lojtarët. Këta janë lojtarët që kanë bërë të lumtur shqiptarët kur shkuan në Francë. Kam bindje të plotë se mund ta kalojnë këtë moment.

Koincidenca ndaj Andorrës me trajnerët shqiptarë?

Unë jam trajneri i ekipit në këto momente që po flasim. Do mundohem të bëjë maksimumin në këtë detyrë. Trajneri me karrierë shumë të gjatë ëndërrojnë të jenë në Kombëtare. Kurse mua ma dha fati dhe Zoti këtë mundësi. Uroj që të fitojmë nesër dhe unë të kem një rezultat pozitiv si trajner i Kombëtares.