Sport Bundesliga apo Bayernliga? Bayern Munchen e nis me “marsh të pestë”, shkatërron...

Bundesliga apo Bayernliga? Bayern Munchen e nis me “marsh të pestë”, shkatërron Eintrachtin

Duket se edhe këtë vit Bundesliga nuk do të ketë rivalitet për vendin e parë. Kjo u duke që ndeshjen e parë hapëse të kampionatit gjerman të futbollit për sezonin 2022-2023 ku Bayern Munchen ka dhuruar spektakël dhe gola.

Bavarezët fituan me rezultatin e thellë 1-6 përballë Eintracht Frankfurt, i cili sezonin e kaluar e mbylli si fitues i Europa League.

Ndonëse pa Lewandowskin e larguar, Bayern arriti të shënojë dy gola të shpejt që në 10 minutat e para të takimit. Nuk mungoi goli i të sapoafruarit Mane, i cili i trefishoi shifrat.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-5, duke bërë që miqtë në 45 minutat e dyta të ulin ritmin. Me shumë lojtarë të larguar, Frankfurt gjeti golin e nderit me anë të Muani në minutën e 64. Goli erdhi falë një gafë të Neuer që nuk heq dorë nga mbajtja e topit dhe në këtë mënyrë pësoi gol.

Pak minuta para përfundimit Musiala gjeti dhe golin e dytë në këtë takim duke vulosur shifrat në 1-6.