Extra Burrat tregojnë 10 gjërat tronditëse që zbuluan vetëm kur filluan të jetonin...

Burrat tregojnë 10 gjërat tronditëse që zbuluan vetëm kur filluan të jetonin me një grua

Ka shumë gjëra që burrat as nuk i dinë se ekzistojnë para se të jetojnë 24/7 me një grua në shtëpi. Një pjesë e mirë e tyre tregon detajet “shokuese” që zbuluan dhe praktikisht janë në një botë tjetër.

1 – “Krejt papritur, kuptova që dushi dhe larja e flokëve janë dy ngjarje të ndara nga njëra-tjetra.”

2- “Mësova se larja e tualetit çdo ditë është proces shumë i rëndësishëm nga ç’kisha menduar unë.”

3- “Sa shumë të shtrenjta janë markat e rrobave për gratë!”

4 – “Kuptova që xhepat janë shumë të rrallë në pantallonat e grave. Kam kaq vjet i martuar dhe ende jam i shokuar prej këtij fakti.”

5- “Jam tmerruar sa herë hyja në banjë dhe mendoja se ajo çfarë po shihja ngjitur pas muri ishte një merimangë me 52 këmbë, por në fakt ishin thjesht flokët e këputur të saj.”

6- “S’e mendova kurrë se do të vinte një ditë që ajo të vishte rrobat e mia. T-shirt, pulovrat, madje dhe as mbathjet nuk ishin më të miat!”

7- “Mësova që kurrën e kurrës rrobat e saj s’duhen tharë me një tharëse.”

8 – “Kuptova që ajo ka vetëm 1 palë reçipeta shumë të mira. Janë vetëm 1 dhe detyra jote si burrë është të mbrosh reçipetat e mira. Larg qoftë të humbasin apo t’i vësh në raftin e gabuar. Ajo që s’kam për të kuptuar kurrë është pse keni vetëm një palë reçipeta fiksim? Pse?”

9- “Që hidratanti përdoret gjithashtu edhe për trupin.”

10- “Kuptova që kisha larë gabim enët gjatë gjithë jetës.”