Kuriozitete Burrnesha e Nju Jorkut, katër ditë e bllokuar në ashensor

Burrnesha e Nju Jorkut, katër ditë e bllokuar në ashensor

Një grua në Nju Jork shënoi rekord mbijetese pasi ka kaloi katër ditë e bllokuar në ashensor.

Marites Fortaliza, 53 vjeç, punonte në rezidencën e një miliarderi në Manhattan, te Warren Stephens.

Ajo hyri të premten aty, për të dalë të hënën pas ndërhyrjes së zjarrfikësve. Kjo pasi familja Stephens nuk ishte në shtëpi gjatë fundjavës.

Ishin anëtarë të saj që zbuluan se Marites kishte mbetur e bllokuar në ashensor, kur u kthyen të hënën.

Fortaleza, e cila i kishte shërbyer Stevensit për 18 vjet, u transferua në spital.

Ajo ishte dehidratuar, por pa rrezik për jetën.

Siç raportohet, 53-vjeçarja ishte mbërthyer në mes të katit të dytë dhe të tretë.