Politika Bushati: Duhet kurajë politike në dialogun Shqipëri-Greqi

Bushati: Duhet kurajë politike në dialogun Shqipëri-Greqi

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, thotë se kuraja politike e të dy palëve është domosdoshmëri për zgjidhjen e çështjeve që qëndrojnë pezull mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Gjatë fjalës së tij në Samitin Rajonal të Selanikut, i dërguari i posaçëm i kryesisë së OSBE, Bushati, u ndal në dialogun që nisi mes dy vendeve në kohën kur ai drejtonte diplomacinë shqiptare.

Duke iu referuar edhe vendimit të fundit të Parlamentit grek për t’i hapur rrugën jeshile marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të lëvizjeve të drejtimit mes dy vendeve, Bushati tha se vendimet e tjera kërkojnë kurajë politike.

“Ekziston potenciali që dokumentet që janë shkëmbyer nga dy palët të përmirësohen dhe të pasurohen më tej dhe të merren vendime, të cilat kërkojnë një lloj kurajoje politike për t’i hequr nga tryeza e bisedimeve dypalëshe. Çështje, të cilat janë aty ende dhe kanë një relevancë në kuptimin historik dhe duhen adresuar nga të dyja palët”, tha ai.