Kryesore Bushati tregon si është komunikimi me Ramën pas shkarkimit si ministër

Bushati tregon si është komunikimi me Ramën pas shkarkimit si ministër

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, deklaroi në studion e emisionit “Tempora” në TV Ora se ka komunikim normal me kryeministrin Edi Rama edhe pas largimit si ministër.

Bushati: Kam folur, kam komunikim normal duke qenë se jam dhe pjesë e Kryesisë së PS, përveç komunikimit njerëzor.

Por a ka mbetur një pse pa sepse?

Bushati: Kam një etikë pune që nuk para kërkoj arsye për vendime që nuk më përkasin mua. Çdo Ministër e di se kur përfshihet në një kabinet qeveritar e di se është në tagrin e Kryeministrit për të vlerësuar punën e  Ministrit dhe për të vlerësuar në rast se ky person do të jetë apo jo pjesë e ekipit qeverisës.