Politika Cakaj flet pas takimit me kancelaren Merkel: Mbështetje absolute për çeljen e...

Cakaj flet pas takimit me kancelaren Merkel: Mbështetje absolute për çeljen e negociatave!

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, pas takimit me kancelaren Merkel është shprehur se Gjermania ka dhënë mbështetjen e plotë për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

Në një postim në Facebook, Cakaj ka shkruar se “progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, ka marrë vlerësimin më të lartë nga Gjermania”.

“Takimi me Kancelaren Angela Merkel konfirmoj edhe një herë mbështetjen absolute të Gjermanisë për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Progresi i madh i Shqipërisë në 5 prioritetet kyçe, me theks të veçantë në reformën në drejtësi, merr vlerësimin më të lartë nga Gjermania. Shqipëria do të vazhdon të luaj rolin e saj të pazëvendësueshëm në stabilitetin rajonal dhe afirmimin e vlerave evropiane në Ballkanin Perendimorë! Shumë mirënjohës për përkushtimin e Kancelares Merkel ndaj Shqipërisë ????!”, ka hskruar Cakaj.