Politika Cakaj: Shtyrja e negociatave, jo lajm inkurajues për Shqipërinë

Cakaj: Shtyrja e negociatave, jo lajm inkurajues për Shqipërinë

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashthme Gent Cakaj ka dalë sot në një konference për mediat pas vendimit të Këshillit të Ministrave të BE për shtyrjen e vendimit për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Cakaj pranoi shtyrjen e vendimit për negociatat dhe theksoi se nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. Sipas tij, vendimi i Këshillit erdhi pasi raporti i KE u publikua me vonesë.

“Shqipëria nuk mund të përcaktojë axhendën e vendimmarrjes së Këshillit por mund të përmbushë të gjitha kushtet teknike. Ndaj duke u mbështetur edhe në zotimin e prerë të Këshillit, jo për të diskutuar në tetot nëse negociatat do të hapen apo jo por për të marrë një vendim të prerë, Shqipëria mbetet shpresëplotë për një vendim pozitiv në tetor. Shpresa jonë duhet të marrë trajtën për një angazhim pozitiv. Shtyrja e vendimmarrjes sidoqoftë nuk është një lajm inkurajues për Shqipërinë. E ka merituar hapjen e negociatave që në qershor të vitit të shkuar. Vonesa nuk është shkaktuar rezultatet…
Shqipëria ka merituar hapjen e negociatave që vitin e shkuar por sidoqoftë që vitin e shkuar Shqipëria ka filluar procesin e screen-it. Që nga viti i shkuar Shqipëria nuk ka humbur asnjë moment në axhendën e saj. Sot më shumë se kurrë në këtë periudhë, përpjekjet tona duhet të shtohen që të sigurojmë një vendim pozitiv në tetor. Shtyrja e vendimmarrjes nuk është as shkas për sjellje të matura politike por as të përkthehet në rënie të energjive reformatore. Shqipëria duhet të vazhdojë në këtë rrugë me përpjekje”.