Kryesore Caktohet data: Kur do të zhvillohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?

Caktohet data: Kur do të zhvillohen zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pas takimit me liderët politikë ka deklaruar se është arritur marrëveshje që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen më 12 prill të vitit të ardhshëm (2020).

Zaevi ka thënë se kjo datë u arrit me konsensus të të gjitha partive.

“Propozimi ynë ishte që më 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje sepse në atë mënyrë në atë periudhë mund ta realizojmë procesin zgjedhor dhe më pas të presim edhe ratifikimin e protokollit nga ana e Spanjës dhe ne të kemi parlament funksional. Kishte reagime nga opozita se nuk mund të ketë 100 qeveri teknike, andaj pastaj u shqyrtua, marsi, prilli, e kështu me radhë dhe me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”, ka deklaruar ai.