Politika Caktohet gjyqtarja e Administratives që do shqyrtojë miratimin e kryebashkiakut të Vorës

Caktohet gjyqtarja e Administratives që do shqyrtojë miratimin e kryebashkiakut të Vorës

Gjyqtarja që do shqyrtojë miratimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmakut është caktuar Fida Osmani.

Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës nuk mori vendim për t’i dhënë apo jo vërtetësinë e mandatit Agim kajmakut, por thjesht ka shpallur moskompetencë.

Në një vendim të 15 korrikut 2019 me firmë të gjyqtares Ariana Gunbardhi, Gjykata e Tiranës, ia kaloi kërkesën për njohje mandati Gjykatës Administrative.