Sport Çalja konfirmohet kampion Europe në shtytje

Çalja konfirmohet kampion Europe në shtytje

Briken Çalja është rikonfirmuar kampion Europe në stilin e shkëputjes për peshat deri në 73 kg, në kampionatin europian që po zhvillohet aktualisht në Gjeorgji.

Peshëngritësi shqiptar 29-vjeçar ngriti plot 156 kg në provën e dytë, ndërsa tentoi të thyente rekord në të tretën, por pa ia dalë të ngrinte 160 kg.

Gjithsesi, Çalja do të tentojë të sigurojë medalje edhe në stilin e shtytjes, provat e së cilës po zhvillohen në këto momente.