Politika Çani këshillon Bashën: Puno me amerikanët, mos i lodh shqiptarët me protesta

Çani këshillon Bashën: Puno me amerikanët, mos i lodh shqiptarët me protesta

Gazetari Arian Çani ka thënë se opozita nuk duhet të bëjë protesta, por duhet të forcojë më tepër marrëdhëniet me amerikanët.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në Neës24, Çani tha se qytetarët sot nuk dalin në protesta dhe nuk ka shoqëri civile. Ai tha se shqiptarët kanë dalë në protesta vetëm në vitin 1997 dhe atëherë janë ndikuar nga amerikanët të cilët ishin kundër sistemit të asaj kohe.

“Lul Basha sa të harxhojë energji dhe strategji për protesta, më mirë të punojë fort me amerikanët. Unë nëse do isha këshilltar i Lulzim Bashës do i sugjeroja që të mos i lodhte shqiptarët me protesta po të merrej me amerikanët. Qytetarët nuk dalin këtu për protesta. Shqiptarët vetëm në vitin 1997 dolën në protesta dhe atëherë u frynë nga amerikanët. Ata i frynë të gjithë njerëzit në vitin 1997 kundër sistemit të asaj kohe. Shqiptareve nuk iu intereson për protesta. Shoqëria civile është e Edi Ramës dhe Erion Veliajt sot”, tha Arian Çani.