Sport Carlo Ancelotti bëhet “1000 vjeç” si trajner!

Carlo Ancelotti bëhet “1000 vjeç” si trajner!

Të shtunën në “Allianz Arena”, në ndeshjen kundër Hamburg, për javën e 22-të të Bundesligës gjermane, Carlo Ancelotti do të ulet për herë të 1000 në stol si trajner, që përkon si teknik i Bayern Munich.

Një shifër që do ta kishte zili çdo trajner, por më tepër se kjo, ai njihet si trajneri që ka arritur më shumë suksese në karrierën e tij në skuadra të ndryshme në ligat kryesore të Europës.

Ancelotti ka debutuar me skuadrën e qytetit të lindjes, Reggiana, në Serie B, në vitin 1995. Ka qenë një udhëtim i gjatë, plot 1000 ndeshje.

E tashmja është Bayern Munich, me të cilin synon të fitojë Bundesliga, Champions League dhe Kupën e Gjermanisë, pse jo të tria, që në debutim.

Në të kaluarën kanë qenë trajner te Parma, Juventus, Milan, Chelsea, PSG dhe Real Madrid. Maksimumi që mund të kërkohet.

Carlo Ancelotti me Kryeministrin Edi Rama dhe trajnerin Giani De Biasi në Tiranë

Ka fituar plot18 trofe, mes të cilëve 3 trofe të Champions League, një rekord që e ndan vetëm me ish-trajnerin e Liverpool, Bob Paisley.

Në 22 vite si trajner, përqindja e fitoreve të trajnerit Carlo Ancelotti është rritur ndjeshëm, nga 41% në vitin e arritjes së Serie A me Reggiana, deri në 75% të ndeshjeve të fituara, si sivjet me Bayern Munich.

Statistikat janë mbresëlënëse, Carlo ka fituar rreth 60% të ndeshjeve që ka drejtuar, 590 nga 999 në total.