Sport Cassano këmbëngul: Interi fiton kampionatin, Juvja do fokusohet në Champions League

Cassano këmbëngul: Interi fiton kampionatin, Juvja do fokusohet në Champions League

Ish-sulmuesi i Interit, Antonio Cassano, ka folur në lidhje me ndeshjen e luajtur mbrëmë mes zikaltërve dhe Juventusit të fituar nga këta të fundit me rezultatin 1-2. Ai foli për Tiki Taka duke i qëndruar idesë së tij se Interi e fiton kampionatin, duke qenë se Juvja do të përqendrohet më shumë në Champions League.

“Juventusi do të fokusohet më shumë në Champions League. Unë vazhdoj e them se Interi do të fitojë kampionatin, pavarësisht se ‘Zonja e Vjetër’ është shumë e fortë.

“Dybala? Luajti shumë mirë. Ai është shumë i mirë, më i mirë se Higuain gjithë jetën”, – tha sulmuesi në lidhje me situatat e Juventusit. Cassano i qëndron idesë se skuadra e Interit do të fitojë kampionatin, pavarësisht se humbi ndaj Juventusit.