Sport Cassano nuk dorëzohet: Ky Inter fiton titullin, Juvja do përqendrohet në Champions

Cassano nuk dorëzohet: Ky Inter fiton titullin, Juvja do përqendrohet në Champions

“Titullin do ta fitojë Interi! Zikaltërit më kujtojnë Juventusin e parë të drejtuar nga Antonio Conte. Në atë kohë isha te Milani dhe humbëm titullin”. Antonio Cassano bën parashikimin e tij për fundin e Serie A për edicionin 2019-2020. Ish-talenti barez beson se skuadra e Contes i ka të gjitha për të ndërprerë hegjemoninë e Juventusit që fiton titullin prej tetë sezonesh radhazi.

Në një prononcim për La Repubblica, Cassano tha dhe se “Juventus është e kompletuar dhe ende më e forta, ka dy skuadra, por dallohet lehtësisht se do të përqendrohet në fitimin e Champions League.

Allegri apo Sarri? Unë zgjedh Allegrin. Ai të jep 2-3 versione loje dhe në fazën sulmuese të lë të lirë, nuk të bllokon. Megjithatë, Sarri ka fituar shumë 1000 pikë me historinë e Ronaldos“, përfundon Antonio Cassano.