Extra Catherine Zeta-Jones zbulon sekretin e martesës së saj 20-vjeçare me Michael Douglas

Catherine Zeta-Jones zbulon sekretin e martesës së saj 20-vjeçare me Michael Douglas

Michael Douglas dhe Catherine Zeta-Jones festojnë 20 vite martesë dhe dashuri. Një nga çiftet më jetëgjatë në Hollivud, tregon se sekreti i martesës së tyre është lidhja e fortë që kanë me njëri-tjetrin, humori dhe fakti që respektojnë hapësirat e secilit.

“Së pari, ne bëjmë shumë qejf bashkë! Bashkëshorti është 25 vite më i madh se unë, ky nuk është sekret. Dashuria konstante dhe respekti janë çfarë na mbajnë bashkë. Ne kurrë se kemi humbur sensin e humorit dhe shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit”, u shpreh aktorja për WSJ Magazine.

Catherine Zeta-Jones shton se çifti kalon shumë kohë bashkë për shkak të profesionit që kanë.

“Ai dhe unë kalojmë shumë kohë bashkë sepse ndryshe nga çiftet e tjera s’kemi pasur kurrë një orar fiks pune. Ne ose jemi në punë, ose jemi pushim. Pra unë mund të punoj 16 orë në ditë, por edhe mund të jem gjithë ditën në shtëpi. Me pak fjalë, ka pasur shumë kohë të lirë që të jemi vetvetja.”

Michael ka zbuluar se kur ai e pa për herë të parë Catherine ai mbeti i hipnotizuar nga performanca e saj si Elena Montero në filmin e vitit 1998 “The Mask Of Zorro”.

Ai tha: ‘Unë isha duke parë këtë film dhe pastaj thashë: “Uau, kush është kjo vajzë, është e pabesueshme!”

Michael tha se një muaj më vonë ai kishte marrë pjesë në Festivalin e Filmit Deauville në Francë në gusht të vitit 1998 kur kuptoi se do të merrte pjesë edhe kasta e filmit “The Mask Of Zorro”.

Ai i kërkoi ndihmësit të tij të zbulonte nëse edhe Catherine do të merrte pjesë dhe nëse ajo do të ishte vetëm, që t’i ofronte një pije.

Michael tha se pavarësisht se aktorja qëndroi vetëm një natë në festival, ajo ra dakord për një pije dhe madje e ftoi atë për darkë me kolegët e saj.

Michael tha pas darkës, Catherine duhej të largohej për punë, por ai e ftoi për një tjetër pije në bar.

Ai tha se Catherine kishte ardhur si një ‘mirazh’ nëpër hollin e hotelit atë mbrëmje më vonë. Pikërisht këtu ai i tha: “Unë do të jem babai i fëmijëve të tu”.

“Unë ndoshta kam bërë një gabim të madh kur e shikova dhe i thashë: ‘Dua thjesht të të tregoj, unë do të jem babai i fëmijëve të tu.’ Dhe ajo më pa dhe më tha: ‘Kam dëgjuar shumë për ty, kam dëgjuar shumë për ty, mendoj se është e vërtetë. Natën e mirë!”- tregon Michael.

Pas kësaj aktori tregoi se me këtë shaka, mendonte se e kishte hedhur në erë plotësisht mundësinë për të patur një marrëdhënie së bashku, por ata mbetën në kontakte dhe pjesa tjetër është histori.

Ata shpallën fejesën në dhjetor të vitit 1999 dhe u martuan në vitin 2000 në Nju Jork, pasi Michael finalizoi divorcin me gruan e parë Diandra Luker.

Çifti kanë dy fëmijë, Dylan 20 vjeç dhe 17-vjeçaren Carys.