Aktualitet Çdo vit, 24 mijë të rinj aplikojnë për të studiuar jashtë vendit

Çdo vit, 24 mijë të rinj aplikojnë për të studiuar jashtë vendit

Një pjesë e mirë e maturantëve dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit.

Kushtet në fakultete është një arsye e fortë e ngritur si shqetësim edhe nga protestat e studentëve që po çojnë maturantët drejt zgjedhjes së një Universiteti të huaj. Në çdo vit janë 24 mijë të rinj aplikojnë për të fituar të drejtën për të vazhduar një fakultet jashtë Shqipërisë.

Problematikat e shfaqura në protestat e dhjetorit kanë ngritur shqetësime për shumë prej tyre, duke u kthyer në një shtysë për të parë çdo mundësi për tu larguar nga vendi.

Protesta e studentëve ka ndikuar bajagi shumë te studentët e tjerë që të vazhojnë jashtë”.

“Përderisa shkon në një Universitet je e prirur  që të studiosh me aq mundësi sa ke, me aq para sa të mundësojnë të shtëpisë dhe jo tu japësh ryshfete pedagogëve“.

Sipas maturantëve, arsyet përse nuk duan të studiojnë në Shqipëri lidhen së pari me korrupsionin dhe kushtet e studimeve.

Korrupsioni i profesorëve, problemet në Shkodër dhe Tiranë. Protesta e studentëve.Këto gjëra në Itali nuk kanë mundësi me ndodh”.

“Universitetet në Itali njihen në të gjithë botën, tarifat janë goxha të ulëta”.

Notën nuk mund ta marrësh këtu nëse nuk paguan”.

“Kushtet në konvikte nuk janë aq të mira“.

Këtë fundjavë studentët e ardhshëm zgjodhën të shfrytëzonin një panair të Universiteteve italiane për të parë mundësitë e afruara.

Sipas organizatorëve të eventit, interesi i të rinjve shqiptarë, sa vjen dhe shtohet.

Ka një interes të madh për të studiuar në Itali për të perfeksionuar studimet, por mbi të gjitha për të studiuar ato specialitete që nuk gjenden në Shqipëri”.

Italia është një nga shtetet që pranojnë më shumë maturantë shqiptarë për të ndjekur Universitetin.

Por së fundi edhe Gjermania apo shtete të tjera po shihen si mundësi për vazhdimin e shkollës./ Ora News