Bota CDU zgjodhi Laschet për të pasuar Merkel, por gjermanët pëlqejnë një tjetër

CDU zgjodhi Laschet për të pasuar Merkel, por gjermanët pëlqejnë një tjetër

Armin Laschet dhe Markus Söder në sfond

Armin Laschet, lideri i ri i Partisë Bashkimi Kristian Demokrat (CDU), ka ende punë për të bërë për të bindur gjermanët se është zgjedhja e duhur për të drejtuar vendin.

Në një sondazh të realizuar kompania Forsa për llogari të RTL, raporton Reuters, ai shihet si zgjedhja e dytë, pas kryeministrit të landit të Bavarisë, Markus Soeder.

36% e pjesëmarrësve në sondazh (në total 2000 persona) thanë se preferojnë Soeder si liderin e konservatorëve në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Laschet mori mbështetjen e 21% të të anketuarve.

Soeder është lider i Partisë Bashkimi Kristian Socialist (SCU), parti simotër e CDU në Bavari. Së bashku ato formojnë “bashkimin” konservator. Zakonisht, por jo gjithmonë, kandidati për kancelar vjen nga radhët e CDU dhe në dy rastet e vetme kur kandidati ka qenë nga radhët e CSU, i ka humbur zgjedhjet.

54-vjeçari Soeder, dikur me bindje të djathta, është spostuar drejt qendrës dhe në deklaratat e fundit është treguar modest për ambiciet e tij, duke thënë se e ka vendin në drejtim të Bavarisë. Megjithatë, ai tha se dy partitë do të vendosin së bashku kush do të jetë kandidati për kancelar, ndoshta në mes të marsit.