Sport Ceferin rihap lojën: 3 gushti është rekomandim, jo afati i fundit për...

Ceferin rihap lojën: 3 gushti është rekomandim, jo afati i fundit për kampionatet

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, mbështet presidentin e Lyon-it, Jean-Michel Aulas, i cili iu dërgoi një letër parlamentarëve francezë për t’iu përsëritur se afati i 3 gushtit (i UEFA-s) ishte vetëm një rekomandim dhe jo kufizim zyrtar.

Përmes “Le Parisien”, Ceferin shkroi një letër, drejtuar numrit një të OL: “Data e 20 korrikut (për shoqatat e renditura deri te vendi i 16-të deri tek i 55-ti në renditjen e UEFA) dhe e 3 gushtit (vendi i parë deri tek i 15-ti) janë përmendur në prezantimet e bëra gjatë takimeve me sekretarët dhe presidentët e federatave më 21 prill, si dhe në takimet midis grupeve të punës. Megjithatë, gjatë këtyre takimeve ne si UEFA kemi përmendur gjithmonë që këto data janë vetëm rekomandime, të formuluara përkohësisht dhe jozyrtare”.

Një deklaratë e cila, rrjedhimisht shtrihet jo vetëm mbi futbollin francez, por përfshin gjithë panoramën europiane të këtij sporti, përfshirë edhe atë italiane, ku ka shumë debate mes qeverisë dhe FIGC për rifillimin e Serie A.