Politika Çelja e negociatave, DASH: Forcon të ardhmen evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë...

Çelja e negociatave, DASH: Forcon të ardhmen evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Vendimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropiane është përshëndetur edhe nga SHBA.

Në një reagim të Departamentit të Shtetit thuhet se ky vendim thellon të ardhmen evropiane të dy vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“SHBA mirëpresin vendimin e BE për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ne mezi presim të thellojmë partneritetin tonë strategjik, ndërkohë që ata  fillojnë hapat e ardhshëm në rrugën perëndimore.

Ky vendim forcon të ardhmen evropiane për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.