Politika Çelja e negociatave, Yuri Kim: Mbështesim reformat e nevojshme për anëtarësim

Çelja e negociatave, Yuri Kim: Mbështesim reformat e nevojshme për anëtarësim

Këshilli i Ministrave për Evropën i hapi dritën jeshile nisjes së bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas këtij vendimi kaq të pritur, nuk ka munguar edhe reagimi i ambasadores amerikane në Tiranë. Me anë të një postimi në Twitter, Yuri Kim shkruan se ky vendim reflekton punën e palodhur të qeverisë dhe qytetarëve.

Kim thekson se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin fuqishëm reformat dhe hapat e tjera të nevojshme për t’u anëtarësuar në BE.

“Vendimi i Bashkimit Evropian për të hapur bisedimet pasqyron punën e palodhur nga qeveria shqiptare dhe njerëzit. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht reformat dhe hapat e tjerë të nevojshëm për të arritur anëtarësimin. Urime dhe suksese”, shkruan ambasadoreja amerikane në Tiranë.