Sport Ceremonia e FIFA, Klopp fiton çmimin “The Best”

Ceremonia e FIFA, Klopp fiton çmimin “The Best”

Jürgen Klopp është shpallur nga FIFA si trajneri më i mirë i sezonit të kaluar, duke marrë kështu çmimin “The Best”.

Trajneri i Liverpool mposhti konkurrencën e Pep Guardiola dhe Mauricio Pochettino për këtë çmim.

Fitues i Champions League dhe nënkampion në Premier League, trajneri gjerman ktheu “The Reds”-at në majën e futbollit evropian, duke e fituar Ligën e Kampioneve për herë të parë që nga viti 2005.

Në kampionatin anglez, Liverpool grumbulloi 97 pikë, vetëm 1 më pak sesa City kampion.

Më parë, çmimin The Best e kanë fituar Claudio Ranieri, Zinedine Zidane dhe Didier Deschamps.