Politika Çështja “Becchetti”, Rama: Gëzimi i Metës dhe Bashës, i neveritshëm

Çështja “Becchetti”, Rama: Gëzimi i Metës dhe Bashës, i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se sipërmarrësi italian Francesco Becchetti ka fituar gjyqin me shtetin shqiptar, duke i fituar kështu Shqipërisë 110 milionë euro.

Sipas kryeministrit, gëzimi i presidentit Meta dhe kryeopozitarit Lulzim Basha për këtë fakt, është i neveritshëm dhe i parakohshëm, ndërsa shtoi se “beteja vazhdon”.

“Gëzimi i Ilir Metës dhe i Lulepartisë për vendimin e padrejtë të arbitrazhit në favor të një individi që kërkohet nga drejtësia shqiptare është sa i neveritshëm, aq dhe i parakohshëm! Shqipëria ka fituar tre nga katër gjyqet ndërkombëtare ndaj këtij marifetçiu dhe beteja vazhdon!

Gëzimi sharlatanesk i Presidentit mendjehumbur dhe i partisë që për pushtet po infekton përditë shqiptarët, do të zgjasë pak dhe ata do të humbasin, jo Shqipëria! E cila siç po fiton mbi Armikun e Padukshëm, do të fitojë edhe mbi Marifetçiun e Paskrupullt!”, shkruan Rama në Twitter.