Politika Çështja e “detit”, Bushati i përgjigjet Berishës: Shih hallet me drejtësinë e...

Çështja e “detit”, Bushati i përgjigjet Berishës: Shih hallet me drejtësinë e re

Nuk ndalen replikat mes ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ish-kryeministrit Berisha për negociatat me Greqinë për kufirin detar.

Berisha tha dje se kjo marrëveshje do të realizohet vetëm nëse kalohet në trupat e opozitarëve, ndërsa sot ish-kryeministri shkruan në Facebook se Rama dhe Bushati i kanë falur Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe.

Kësaj akuze të Berishës i është përgjigjur ministri i Jashtëm Bushati përmes Twitter-it.

Ai shkruan se Berisha ka frikë nga drejtësia e re, pasi do të zbulojë së ç’marrëveshje ka qenë marrëveshja e Berishës me Greqinë në vitin 2009.

“Sali! Ti e kupton më mirë se të tjerët se ç’faqe e zezë do të duket marrëveshja jote së shpejti, ndaj je tërbuar! S’ke ç’i bën, shih hallet me drejtësinë e re”, shkruan Bushati.