Kulturë Çfarë dihet për historinë e Lezhës?

Çfarë dihet për historinë e Lezhës?

Origjina e emrit: Lisus

Themeluar: 669 para Lindjes së Krishtit

1300: Ndërtohet kalaja e qytetit.

Lezha u formua si qytet ilir me emrin Lis në fund të shek.IV p.e.s. mbi bazën e një vendbanimi protourban dhe ishte qendër e rëndësishme ekonomike e politike e sundimtarëve të fundit të mbretërisë ilire. Për të parën herë përmendet historikisht më 385 p.e.s. Muret e ndanin në tre pjesë: Akropolin, qytetin e sipërm dhe në pjesën fushore nga rrëza e kodrës deri në bregun e Drinit. Zhvillimin e tij më të madh Lisi e arriti në gjysmën e dytë të shek.III dhe në fillim të shek.II p.e.s. Ishte qendër zejtare e tregtare dhe port detar. Në vitin 213 u pushtua përkohësisht nga Filipi V i Maqedonisë, ndërsa më 168 nga romakët. Më pas u përfshi në provincën e Ilirikut. Lisi e vazhdoi jetën qytetare dhe në mesjetën e hershme (shek.VII-VIII). Në shek.IX bën pjesë në themën e Durrësit.

Ngjarje kombëtare: 2 Mars 1444, u mblodh “Kuvendi i Lezhës” nën drejtimin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Kuvendi formoi një lidhje politike-ushtarake të princërve shqiptar duke formuar një ushtri shqiptare prej 10 mijë trupash kundër rrezikut osman.