Kulturë Çfarë dihet për historinë e Vlorës? Origjina e emrit, gjurmët ilire…

Çfarë dihet për historinë e Vlorës? Origjina e emrit, gjurmët ilire…

Vlora njihej në lashtësi me emrin Aulona. Gjurmët më të hershme i përkasin shek.VI p.e.s.

Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit. Në mesjetë fatet e qytetit lidhen me kështjellën e Kaninës. Më 1081 u pushtua nga normanët, më 1205 nga Venediku, pastaj kaloi nën sundimin e Hohenshtaufëve gjermanë dhe më 1272 u përfshi në mbretërinë e Arbërisë. Kaloi në shek.XIV nën sundimin e Balshajve.

Osmanët e pushtuan më 1417, ishte i pari port i pushtuar prej tyre në Adriatik. Në shekujt e mëpasëm ishte qendër e sanxhakut. Në shek.XVII-XVIII qyteti u bë përsëri një qendër e rëndësishme ekonomike-tregtare dhe port eksporti e importi. Ali Pashë Tepelena e mori më 1812.

Origjina e emrit: Aulona

Gjurmët më të hershme: Shekulli i 6-të para lindjes së Krishtit. Duke qenë një nyje e rrugëve tokësore e detare, i njohur për verën, ullinjtë e kripën, u bë porti kryesor i Ilirisë pas rënies së Apolonisë e Orikumit.

Data me rëndësi kombëtare: Më 28 Nëntor 1912 u shpall Pavarësia e Shqipërisë, Lufta e Vlorës, 1920.

Pushtuar: Nga normanët më 1081, 1205 nga Venediku, më pas nën sundimin e Hohënshtaufëve gjermanë dhe më 1272 në mbretërinë e Arbërisë. U pushtua nga osmanët më 1417, italianët, gjermanët.

Objektet kryesore: Kalaja, porti, etj.

Parajsa bregdetare e vendit: Por përtej historisë, Vlora është ‘shtëpia’ e disa prej plazheve më të bukur të jugut, si dhe plot vendeve të tjera sugjestive si Zvërneci, Gadishulli i Karaburunit, Laguna e Nartës apo ishulli i Sazanit. Sikur të mos mjaftonte deti spektakolar, duke ngjitur Llogaranë do mund të shijoni ajrin e freskët të malit nën praninë e kuzhinës tradicionale të plot restoranteve të shijshme. Plazhe të virgjëra, kala, kisha e xhami të vjetra, panorama malesh të larta prej nga mund të shihet pafundësia e detit: të duket sikur Vlora ka vërtet gjithçka që dikush mund të kërkojë!