Kuriozitete Çfarë dihet për malin e Tomorit?

Çfarë dihet për malin e Tomorit?

Tomori është një nga malet më të larta e më të njohura të Shqipërisë në kufirin midis rrethit të Beratit, Skraparit dhe pjesërisht Gramshit me lartësinë më të madhe 2416 m (Çuka Partizani), me gjatësi 19 km dhe gjerësi 6 km.

Në jug qafa e Kulmakës e ndan nga mali i Kulmakës. Dallohet për lartësinë e madhe relative ndaj trevës përreth dhe nga majat e shumta mbi 2000 m.

Relievi i Tomorit është i ashpër, me maja të mprehta e të dhëmbëzuara, rrëpira e gremina qindra metra të thella.

Nga këmbët e tij dalin burime të shumta e të fuqishme karstike (Sotirë, Kërpicë, Ujanik Kapinovë, Bogovë etj.).

Është qendër e ushtrimit të sporteve dimërore dhe alpinizmit.