Kulturë Çfarë dihet për Përmetin, qytetin e trëndafilave

Çfarë dihet për Përmetin, qytetin e trëndafilave

Origjina e emrit: Nga heroi i kohëve të lashta i quajtur Premt, i cili për të mos rënë i gjallë në duar të armiqve ishte hedhur nga maja e “Gurit të Qytetit”, një shkëmb në afërsi të qendrës së qytetit.

Themeluar: Qyteti u krijua si një qendër administrative, në shekullin e XV dhe XVI, cituar nga të dhëna historike turke, si një lokalitet i pasur me tregje, dyqane magazina dhe bujtina, kështu kjo zonë ishte një qendër e lulëzuar komerciale.

Karakteristika: Qytet i kulturës dhe i këngës shqiptare. Ndryshe quhet edhe si qyteti i trëndafilave. Është vendlindja e disa nga patriotëve shqiptarë, ku më të njohurit janë vëllezërit Frashëri. Parku Kombëtar i Hotovës me bredhin e rrallë mesdhetar, banjat  kuruese në Bënjë, kanionet e Bënjës dhe të Lengaricës, Shtëpia e vëllezërve Frashëri,  Kishat e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës pasohen nga  disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të si ajo e Katiut apo Bënjës.