Politika Çfarë do bënte nëse do ishte në vend të Ramës? Berisha: Nëse...

Çfarë do bënte nëse do ishte në vend të Ramës? Berisha: Nëse Çuçi s’do largohej për tre minuta, në të katërtën do e shkarkoja

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar protestës që po zhvillohet para Ministrisë së Brendshme pas tragjedisë së Himarës ku vogëlushja Jonada Avdia, u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase.

Berisha tha se i bashkohej protestës si qytetar.

“Sot jam si qytetar në protestë. Kjo është një protestë e organizuar nga qytetarë të revoltuar për një ngjarje që ka tronditur mbarë Shqipërinë. Ndonëse vogëlushja u vra nga një skafist i qeverisë. Duhet dorëheqja e menjëhershme e ministrit të Brendshëm dhe asaj të Turizmit. Por kreu i tyre që mbron veten e tij, pavarësisht ngjarjeve të këtij sezoni. Ky është një njeri që nuk ndjen asgjë nga a njerëzore dhe është një njeri që do të shmangë çdo përgjegjësi mbi veten”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët çfarë do bënte nëse do të ishte vendin e Kryeministrit Rama, Berisha është përgjigjur: “Nëqoftëse Çuçi nuk do të kishte ikur për tre minuta të katërtën do e kisha shkarkuar vetë, atë dhe ministren e Turizmit. Nuk them që policia s’ka përgjegjësi unë s’e njoh atë drejtorin e Vlorës. Ai ishte i shkarkuar dhe e kishin kthyer dhe të dhënat paraprake tregojnë se e kanë kthyer ministrat”.