Bota Çfarë do ndodhë? Dy skenarët pas rrëzimit të tretë të marrëveshjes së...

Çfarë do ndodhë? Dy skenarët pas rrëzimit të tretë të marrëveshjes së Brexit

I zhgënjyer nga vota e tretë kundër për marrëveshjen e divorcit të Britanisë së Madhe me Bashkimin Europian, presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk ka thirrur një samit të ri për në datën 10 prill.

Brenda kësaj date, qeveria britanike duhet të vendosë nëse do të kërkojë një shtyrje të gjatë të BREXIT duke marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme europiane të 23-26 majit ose duhet të njoftojë daljen e saj të menjëhershme.

Në një komunikatë të Komisionit Europian është shpjeguar se  tashmë në Bruksel një “Hard BREXIT” ose një dalje e Mbretërisë së Bashkuar pa marrëveshje është e mundur. Në realitet qeveria britanike ka dy mundësi, sikurse është thënë.

E para është padyshim një dalje pa marrëveshje siç njihet ndryshe dhe si “Hard BREXIT”.

Tjetra është për të kërkuar një rishtyrje të daljes por tashmë në një kohë më të gjatë se shtyrja e parë pasi para janë edhe zgjedhjet për parlamentin europian.

Atyre që mbështesin daljen e Britanisë nga BE nuk i pëlqejnë dy hipotezat’ as zgjatja më e madhe e afatit e as pjesëmarrja e Britanisë së Madhe në zgjedhjet europiane.

Në këtë kontekst mund të imagjinohet, shkruan “IlSole24ore” se kryeministrja Theresa May, nëse do të jetë akoma në pushtet në ditët e ardhshme, do të mund të shfrytëzojë hapësirat ligjore për të dërguar për votim për herë të katërt marrëveshjen, por tashmë me një “mantel” të ri juridik.