Extra “Çfarë dreqin nuk shkon me ty”, propozimi për martesë që përfundon me...

“Çfarë dreqin nuk shkon me ty”, propozimi për martesë që përfundon me shpullë turinjve (VIDEO)

Një propozim për martesë shkoi keq gjatë një ndeshje bejsbolli, kur djali u qëllua me shpullë nga e dashura e tij, kur u ul në gjunjë për të bërë deklaratën e rëndësishme.

E gjitha ndodhi pasi djali nuk kishte zgjedhur mesa duket unazën e përshtatshme, pasi nxori nga kutia një lëpirëse në formë unaze.

Vajza reagoi menjëherë ashpër duke e goditur me shpullë të dashurin e saj dhe më pas i hodhi një gotë birrë që mbante në dorë.

Videoja u bë menjëherë virale dhe u pa mbi 250 mijë herë brenda pak orësh.