Kryesore Çfarë duhet të dini, nëse jeni për rrugë

Çfarë duhet të dini, nëse jeni për rrugë

Në një njoftim për mediat, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dha këtë të diel informacion për gjendjen e akseve kryesore të vendit, si pasojë e motit.

Kështu, sipas ARRSH, në Rajonin Jugor Gjirokastër: Gjatë gjithë natës kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset kombëtare të këtij rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës. Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

ARRSH rekomandon përdorimin e sinxhirëve në segmentet rrugore, Qafë Mali-Fierzë, Ura e Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Trebisht-Doganë

Ndërsa në segmentet rrugore Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Draje, Peshkopi-Ushtelencë, Domaj-Draj Rec, Bulqizë-Fushë Bulqizë, zinxhirët rekomandohen pjesërisht

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj), Rruga Lunik –Steblevë, Krujë-Sarisalltik, qarkullohet pjesërisht me zinxhir. Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

“Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.  Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore”, e mbyll njoftimin Autoriteti Rrugor Shqiptar.