Horoskopi Çfarë duhet të prisni nga partneri juaj pasi kryeni marrëdhënie seksuale, sipas...

Çfarë duhet të prisni nga partneri juaj pasi kryeni marrëdhënie seksuale, sipas horoskopit

Seksi është i ndryshëm me partnerë të ndryshëm dhe kjo nuk do shumë filozofi për tu shpjeguar e kuptuar.

Por sot, nuk do të flasim për seksin apo ndonjë gjë lidhur me aktin. Do të flasim pikërisht për momentin pasi keni mbaruar marrëdhënien seksuale dhe të gjithë kanë mënyrën e tyre të të sjellurit pas eksperiencës së kënaqësisë.

Megjithatë nëse ju njihni shenjën e horoskopit të personit me të cilin/ën jeni në shtrat, atëherë do ta kuptoni me lehtë sjellen e tij/saj.

Sipas shenjave të horoskopit, këto janë sjelljet që duhet të prisni nga personi tjetër në shtrat, fill pasi keni mbaruar seksin:

DASHI: Lufta e gugulisjeve

Dashi pëlqen shumë që në shtrat të jetë një klloun i vërtetë, çka do të thotë se do të kishin shumë qejf që ta bënin partnerin e tyre të qeshur jo vetëm gjatë aktit, por edhe pas tij. Me shumë mundësi Dashi do të kërkojë të luajë pas seksit dhe nëse ju nuk keni nerva, do ju gugulisë deri në pafundësi!

DEMI: Ushqim, me patjetër, sa më shpejtë, ushqim!

Demi e pëlqen ushqimin po aq sa pëlqen seksin ndaj s’do shumë mend të kuptohet se kjo shenjë e horoskopit e do pjatën gati pasi ka mbaruar aktin. Nëse doni që ata të qëndrojnë në një krevat me ju edhe pas seksit, bëni mirë që të keni disa luleshtrydhe dhe krem pastiçerie me vete.

BINJAKËT: Diskutime pa mbarim

Nëse jeni me fat, Binjaku do bëjë një sy të mirë gjumi pas seksit, nëse jo, do të flasë pa pushim lidhur me çdo gjë të mundshme. Do ju tregojnë gjithçka me detaje dhe do të ndihen shumë keq nëse ju nuk përfshiheni në diskutim. Këshillë: bëni gati temat për të cilat do të flisni që më parë, duhet të jeni të përgatitur.

GAFORRJA: Më emocionale se kurrë!

Nuk po themi se Gaforrja qan sa herë bën seks, por brenda vetes qan që ç’ke me të! Nëse nuk qajnë, me shumë mundësi do të rikujtojnë dhe një herë çdo gjë të keqe që ju ka ndodhur në jetë dhe në një mënyrë ose tjetër do ju përfshijë edhe juve në atë dramë post-seks.

LUANI: Të qeshura pa kufij

Kjo shenjë e horoskopit do thjesht të shijojë edhe një herë gjithë kënaqësinë që ndjeu gjatë aktit duke u bërë më aktive se kurrë në humor. Por sigurisht ajo çka pret nga ju është ta ndiqni në të qeshura e ta shtrëngoni fort, Luani do gjithnjë të ndjejë se sa shumë e admironi.

VIRGJËRESHA: Dush, rregull, sistemim!

Mbaroi seksi? Në rregull, Virgjëresha e hoqi edhe këtë pikë nga axhenda strikte. Tani duhet të bëjë një dush të mirë, të rregullojë çarçafët dhe të nxitojë për të arritur planin e ditës pa humbur kohë.

PESHORJA: Historitë para gjumi (përrallat)

Ky është momenti ku një Peshore tregon gjithë fantazinë e saj si sentimentale ashtu edhe intelektuale. Gjithashtu seksi tek Peshoret aktivizon qelizat e mëmësisë, mos u habisni nëse për një moment ju trajton si beben e saj.

AKREPI: Do ju pyesë hapur për gjëra lidhur me seksin

Nëse një Akrep ka rënë dakord të kryejë marrëdhënie seksuale me ju do të thotë se jeni në listën e tyre të të intervistuarve lidhur me këtë eksperiencë. Pas seksit, në mënyrë të drejtpërdrejt ata do ju pyesin për pikat e forta dhe të dobëta të aktit. Ata e marrin këtë moment shumë seriozisht ndaj mos kini frikë të jeni të sinqertë me ta.

SHIGJETARI: Liri, shumë liri!

Shigjetari jo domosdoshmërisht është distant, thjesht kërkon lirinë e tij pasi me mendje është duke eksploruar pasi ka ndjerë kënaqësinë e seksit. Edhe nëse janë duke ju përkëdhelur, ata nuk është se e kanë fort mendjen aty sepse kanë hyrë në lirinë e tyre personale të cilën e kanë të shtrenjtë. Duhet ta respektoni këtë vendim të tyre nëse doni të keni sërish një marrëdhënie me ta.

BRICJAPI: Gjumë, sa më shpejt të jetë e mundur!

Bricjapi është një shenjë shumë punëtore dhe kjo bën që ta ketë jetën shumë të ngarkuar. Gjatë seksit ata largojnë çdo energji negative ndaj dhe pas këtij  momenti, është krijuar mjedisi ideal për një gjumë të mirë. Nëse ju i lejoni një gjumë siç ata duan, pasi të zgjohen, do të keni edhe një raund të mirë seksi!

UJORI: Do të sillet çuditshëm, shumë çuditshëm!

Pas seksit, Ujori është gati të shpalosë gjithë kreativitetin e vet. Mos u habisni kur të ketë ardhur me vegla me vete për t’ju pikturuar trupin. Guxoni dhe fshijeni, do të ndiheni edhe më keq sepse Ujorit as nuk do ja ndjejë, e rëndësishme për ta është që e shfrenojnë fantazinë e vetë.

PESHQIT: Më romantike se kurrë, në qiellin e shtatë

Peshqit janë romantikët e zodiakut.  Pas seksit ata do duan të përkëdhelen, të dëgjojnë fjalë të ëmbla prej jush dhe të jenë gjithë kohës duke u ledhatuar teksa mbyllin sytë e ju shtrëngojnë fort. Me shumë mundësi nuk do i dëgjoni kurrë ato fjalë aq të bukura në një moment të dytë.