Shëndet Çfarë e bën jetën më të gjatë: Paraja apo arsimimi?

Çfarë e bën jetën më të gjatë: Paraja apo arsimimi?

Hipotezat e së kaluarës thonë se paraja e zgjat jetën, ndërsa një studim i ri zbulon se në fakt është edukimi ai që ndikon tek jatëgjatësia.

Pagat më të larta lejojnë një fuqi më të madhe blerëse dhe rrjedhimisht ndikojnë në mënyrën e jetesës, mirëpo studimi i ri vendos në konflikt dy hipotezat.

Çfarë influencon më shumë?

Dy studiues nga Instituti Ndërkombëtar për Analizën e Sistemeve të Aplikuara (SHBA) dhe Universitetit të Vienës për Ekonomi dhe Biznes (Austri) testuan dy teoritë dhe grumbulluan të dhëna analitike nga 174 shtete të botës, të mbledhura midis viteve 1970 dhe 2015. Sipas studimit megjithëse ekzistenca njerëzore lidhet ngushtë si me pagën ashtu dhe me arsimin, marrëdhënia midis jetës së gjatë dhe studimeve të mira është më lineare dhe konstante.

PËRFUNDIMI

Një edukim më i plotë është një faktor më i mirë parashikues sesa një mirëqënie ekonomike më e lartë. Kjo, supozojnë shkencëtarët, sepse një kulturë më solide çon në zgjedhje më të shëndetshme të jetës (për shembull në mënyrën e të ushqyerit). Korrelacioni mes pasurisë dhe jetëgjatësisë lidhet me faktin se një ekonomi më e mirë krijon më shumë mundësi për zgjedhje, por jo detyrimisht të mëson të zgjedhësh.