Extra Çfarë e lidh Terenc Toçin me Christiano Ronaldon?

Çfarë e lidh Terenc Toçin me Christiano Ronaldon?

Veprimi i Cristiano Ronaldos që hoqi nga tavolina dy shishe Coca-Cola bëri xhiron e botës, madje duke i shkaktuar edhe humbje kompanisë. Por në Shqipëri sa vite u bënë që e pimë Coca-Colën? “Na doli një dokument që në vitin 1931, me anë të një prokure, firma e Coca-Cola në Amerikë e emëron Terenc Toçin si përfaqësues të saj në Shqipëri. Pra, së paku prej 90 vitesh e kemi Kolën në konsum … me një ndalesë, kuptohet, në diktaturë.

Gjithsesi, gëzuar Terenc!”, shkruan Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në rrjetet sociale.

Dokumenti: Fondi 77, Viti 1931, Dosja 354, Fleta 1.

Foto: Fototeka AQSH