Extra Çfarë e rrit më shumë jetëgjatësinë paraja apo arsimimi?

Çfarë e rrit më shumë jetëgjatësinë paraja apo arsimimi?

Kur vendet zhvillohen ekonomikisht, njerëzit jetojnë më gjatë. Ekspertët e zhvillimit prej kohësh besojnë se kjo ndodh për shkak të parave. Por një studim i ri tregon se arsimi mund të luajë një rol më të madh. Në vitin 1975 ekspertët pohuan se vendet më shumë të pasura kishin njerëzit me jetëgjatësi më të madhe, duke arritur në përfundimin se pasuria rrit jetëgjatësinë.

Duket e vetëkuptueshme: çdo gjë që është e shëndetshme për njerëzit, nga ushqimi tek kujdesi mjekësor, kushton para. Por shumë shpejt dolën të dhënat të cilat nuk përputheshin gjithmonë me atë teori. Rritja ekonomike nuk është gjithmonë e lidhur me jetëgjatësinë. Sipas një studimi të kryer së fundit duket se njerëzit e arsimuar në çdo vend jetojnë më gjatë se ata më pak të arsimuar. Por njerëzit e arsimuar gjithashtu priren të jenë më të pasur, kështu që ka qenë e vështirë ti jepet zgjidhje se çfarë e rrit jetëgjatësinë.

Cili është ndryshimi?
Sondazhet e detajuara të marra nga nënat sugjerojnë se fëmijët e tyre me më shumë arsim, e jo më shumë pasuri, kanë jetuar më gjatë. Por të dhënat nuk ishin të disponueshme për të shkëputur në mënyrë të ngjashme nëse arsimi ose pasuria ndikojnë në jetëgjatësinë tek të rriturit. Wolfgang Lutz nga Instituti Ndërkombëtar për Analizën e Sistemeve të Aplikuara në Vjenë dhe kolegët e tij kanë bërë një studim duke përpiluar mesataren e të dhënave për person, jetëgjatësi dhe vitet e arsimit nga 174 vende, që datojnë nga viti 1970 deri në vitin 2010. Ata zbuluan se, në vitin 1975, pasuria lidhej me jetëgjatësinë. Por lidhja midis jetëgjatësisë dhe viteve të shkollimit ishte e afërt, me një marrëdhënie të drejtpërdrejtë që nuk ndryshoi me kalimin e kohës, mënyrën se si i bën pasuria.
Kur ekipi i vendosi të dy këta faktorë në të njëjtin model matematikor, ata zbuluan se njerëzit më të arsimuar jetonin më gjatë, ndërkohe që pasuria nuk luante ndonjë rol shumë të madh në këtë pjesë. Një edukim më i plotë është një faktor më i mirë parashikues sesa një mirëqenie ekonomike më e lartë. Kjo, supozojnë shkencëtarët, sepse një kulturë më solide çon në zgjedhje më të shëndetshme të jetës (për shembull në mënyrën e të ushqyerit). Korrelacioni mes pasurisë dhe jetëgjatësisë lidhet me faktin se një ekonomi më e mirë krijon më shumë mundësi për zgjedhje, por jo detyrimisht të mëson të zgjedhësh.