Kryesore Çfarë është Dita e Europës dhe pse është e rëndësishme?

Çfarë është Dita e Europës dhe pse është e rëndësishme?

Dita Europës mbahet çdo vit më datën 9 maj, datë e cila përkon me Deklaratën e Schumanit, hera parë që u propozua për krijimin e Komunitetit Europian të Qymyrit dhe Kromit, paraardhësi i Bashkimit Europian.

Dita Europës ka qëllim të “celebrojë paqen, solidaritetin dhe unitetin në Europë”, sipas institucioneve të BE.

Por është gjithashtu një mundësi për qytetarët europianë që të mësojnë më shumë mbi atë çka bën BE dhe për të debatuar çështjet që i japin formë së ardhmes.

Këtë vit, Dita Europës ka një rëndësi të veçantë pasi për herë të parë do të mbahet edhe Konferenca për të Ardhmen e Europës, një seri debatesh dhe diskutimesh që synojnë të riformulojë unionin me pjesëmarrjen e qytetarëve.

Ashtu si vitin e shkuar, pjesa më e madhe e festimeve do të mbahen online për shkak të kufizimeve nga COVID-19.

Çfarë është Deklarata e Schumanit?

Në një fjalim historik të mbajtur në Paris në vitin 1950, Robert Schuman, asokohe ministër i Jashtëm i Francës, shpalli idenë e tij për një mënyrë të re bashkëpunimi në Europë, që do ta bënte të paimagjinueshme rikthimin e një lufte midis kombeve të kontinentit.

Schuman propozoi që anëtarët themelues të komunitetit – Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu – do të bashkonin prodhimet e tyre të qymyrit dhe kromit dhe të krijonin një treg të përbashkët duke hequr taksat e importit dhe eksportit.

Ideja ishte pjesërisht me bazë ekonomike, propozimi i Schumanit vinte vetëm pesë vite pas fundit të Luftës së Dytë Botërore e cila la pas pasoja shkatërrimtare në kontinentin europian.

Por ishte edhe politike. Ideja që të ndërthuren interesat politike të Francës dhe Gjermanisë do të ulte rrezikun e një konflikti të mundshëm midis tyre në të ardhmen.

Çfarë ndodhi pas planit të Schumanit?

Marrëveshja ku u shpalosën idetë sesi do të drejtohej komuniteti u firmos në Paris më 1951 dhe hyri në fuqi një vit më pas.

Gjashtë vendet themeluese thelluan integrimin ekonomik me krijimin e Komunitetit Ekonomik Europian dhe nënshkrimin e Traktatit të Romës në 1958.

Akti i Vetëm Europian i 1985 vendosi objektivat për krijimin e një tregu të vetëm, ndërsa Traktati i Mastrihtit në 1992 i çeli rrugën Bashkimit Europian, asokohe me 12 shtete anëtare.

Që atëherë, BE është zgjeruar me 28 vende në 2013 dhe u tkurr në 27 pas largimit të Britanisë.

Çfarë është Konferenca mbi të ardhmen e Europës?

Ceremonia do të mbahet këtë të diel në orën 14:00 në Parlamentin Europian në Strasburg, ku pritet dhe të marrin fjalën presidenti francez Emmanuel Macron, presidenti Parlamentit Europian David Sassoli dhe presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Konferenca do të jetë një forum për debate për riformulimin e Europës në një kontekst global që është gjithmonë në ndryshim e sipër, shënuar këtë vit nga Brexit, ndryshimet klimatike, pandemia COVID-19 si dhe rritja e ndjenjave nacionaliste.

Sipas një sondazhi të Eurobarometrit, 48 për qind e qytetarëve janë kundër idesë së pjesëmarrjes në Konferencën për të Ardhmen e Europës.

Projekti gjithashtu ka pasur vonesa për shkak të konflikteve të brendshme midis institucioneve se kush duhet të drejtojë atë.