Sport Çfarë fshihet pas shpërthimit të Antionio Contes

Çfarë fshihet pas shpërthimit të Antionio Contes

Antonio Conte, trajneri i Interit, ka shpërthyer në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Borussia Dortmund dhe sipas gazetarit të “Sky Sport”, Paulo Condo, një ndër gjërat kryesore është që duket se Suning, pra pronarët e Interit, nuk kanë respektuar disa pika të marrëveshjes me Antonio Conte.

Në fakt, ky i fundit vërtet që dha “ok” për largimin e Nainggolan,por belgu duhet të zëvendësohej me një futbollist me përvojë, pasi u dha në huazim me zero, ashtu sikurse edhe ndodhi me Perisic, që është me të drejtë. Praktikisht, paratë “duhet të vinin nga PSG për Icardin, por duket qenë se u bë gjithçka në fund, Interi mori çfarë mund të merrte!”. Me paratë e Icardit mund të bliheshin dy futbollistë më shumë dhe, madje, edhe Edin Dzeko, përkrah Lukakut, përveç Lautaros që ishte.

Jo vetëm kaq, por Vidal ishte edhe alternativa e parë, ndërsa Conte, që ka dëgjuar atë që ka thënë Marotta mbi kilian (“e kemi një kilian në skuadër dhe mjafton”) referuar Sanchez, ka humbur toruan.

Çfarë tha Conte

“Ndodhi ajo që ndodhi në Barcelonë, madje më keq se ishim në avantazhin e dy golave. Jam lodhur duke thënë gjithmonë të njëjtat gjëra. Të vij më mirë dikush nga drejtuesit të thotë diçka. Mund të programohej gjithçka shumë më mirë. Nuk dua të gjej alibi, por shpresoj që këto ndeshje të bëjnë të kuptojnë ata që duhet të kuptojnë. Po vuajmë për t’i rikuperuar lojtarët. Dikush nga ata mund të vij të më thotë: ‘Mister, më falëndero që jam në dispozicion”. Nuk mundtë luajmë kaq ngjeshur si në Champions edhe në kampionat. Lodhja u vu re qartë në një fushë si ajo e Dortmund. Jemi Inter dhe për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm”, tha Conte pas humbjes 3-2.