Extra Çfarë ka ndodhur me tifozen më të bukur të Botërorit 2010? Kjo...

Çfarë ka ndodhur me tifozen më të bukur të Botërorit 2010? Kjo është Larissa Riquelme pas 12 vitesh (FOTO)

Kanë kaluar 12 vjet e gjysmë që kur Larissa Riquelme u bë e famshme në të gjithë botën, kur fotot e saj gjatë ndeshjeve të Botërorit të vitit 2010 u bënë virale.

Në fazën e grupeve, Larissa u fotografua në mes të një sheshi në Asuncion të Paraguait. Pak ditë përpara se skuadra e trajnerit “Tata” Martino të përballej me Spanjën në çerekfinale, modelja premtoi se do të zhvishej publikisht nëse skuadra e saj do të kalonte në gjysmëfinale.

Edhe pse Paraguai nuk arriti të fitojë, Larissa Riquelme e mbajti premtimin e saj në faqet e gazetës lokale “Popular”.

“Unë kisha premtuar se do të zhvishesha nëse skuadra shkonte në gjysmëfinale, por kjo nuk ndodhi. Por, lojtarët tanë kthehen si heronj të vërtetë, sepse në këtë Botëror patën një paraqitje të shkëlqyer. Një e dashur nuk e braktis kurrë dashurinë e saj”, shprehej ajo.

Famën që arriti falë Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, Larissa vazhdon ta gëzojë edhe sot e kësaj dite. Ajo është bërë imazhi i disa markave në Amerikën e Jugut dhe, përveç kësaj, punon si prezantuese televizive dhe radioje. Revista “Kriegman”, në fakt, së fundmi e veshi si nuse në kopertinën e saj, për të kujtuar atë që ndodhi 12 vjet më parë.

Në llogarinë e saj në Instagram, ku ka afro 2 milionë ndjekës dhe afro 12 mijë postime, Larissa e përkufizon veten edhe si një “influencer”. Ajo nuk e ka humbur as pasionin për futbollin, pasi në “story”-t e saj tregon se po ndjek me vëmendje Botërorin në Katar.