Shëndet Çfarë ndodh nëse dikush nga familja juaj sëmuret me COVID-19?

Çfarë ndodh nëse dikush nga familja juaj sëmuret me COVID-19?

Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një grafik  se si brenda një familjeje koronavirusi lind, përhapet dhe më pas përfundon brenda 19 ditësh.

Sipas grafikut te ISHP, nëse mamaja në familje është me koronavirus ajo izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë. Koronavirusin e ka vajza që e kalon e sëmurë për 7 ditë dhe më pas përfundon, por që më pas koronavirusin e ka edhe  vëllai.

Vëllai e nis dhe e përfundon koronavirusin brenda 14 ditësh pa asnjë simptomë.

Babai më pas sëmuret vetëm 7 ditët e fundit dhe izolimin e përfundon në po kaq ditë duke i dhënë fund edhe ciklit 19-ditor të koronavirusit brenda një familje.