Kryesore Çfarë ndodhi në Vjenë? Basha kthehet me urgjencë në Tiranë

Çfarë ndodhi në Vjenë? Basha kthehet me urgjencë në Tiranë

Një ditë pas protestës së opozitës para Parlamentit dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu i PD Lulzim Basha ka vizituar Vjenën, ku ka zhvilluar takime me disa zyrtarët.

Por duket se qëndrimi në Vjenë ka zgjatur vetëm disa orë, pasi mësohet se kryedemokrati do kthehet sot në Tiranë dhe do mbledhë Kryesinë e PD.

Pas takimeve me drejtuesit e disa institucioneve ndërkombëtare, me disa senatorë dhe anëtarë të Kongresit amerikan, me përfaqësues të grupit të Partisë Popullore Europiane në Asamblenë Parlamentare të OSBE, Lulzim Basha ka marrë rrugën e kthimit për në Tiranë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur për BalkanWeb, se në orën 18.00, kreu i opozitës ka thirrur mbledhjen e kryesisë së PD me një pikë në rendin e ditës: hapat që do të ndërmarrë forca më e madhe e opozitës për vazhdimin e protestës.

Dje, pas protestës para parlamentit, deputetët e opozitës dorëzuan zyrtarisht dorëheqjen nga mandati, me qëllim krijimin e një krize institucionale që do të detyrojë kryeministrin Rama të japë dorëheqjen dhe pranimin e krijimit të një qeverie tranzitore.