Kryesore Çfarë nënkupton ‘regjistrim procedimi’ për Tahirin në Katania, dhe kur do dalin...

Çfarë nënkupton ‘regjistrim procedimi’ për Tahirin në Katania, dhe kur do dalin provat e reja

Gazetari investigativ Artan Hoxha shpjegon se regjistrimi i procedimit për ish ministrin Saimir Tahirin nga Prokuroria e Katanias në Itali, nuk nënkupton që për Tahirin është dhënë masë ndalimi, por se ndaj tij kanë nisur hetimet.

Hoxha nuk di të thotë nëse është rastësi që procedimi në prokurorinë e Katanias ka nisur gjatë kohës që aty shkuan dy prokurorët e krimeve të rënda nga Shqipëria.

Sipas gazetarit Hoxha, provat e reja rreth Tahirit do të mësohen vetëm kur çështja të shkojë në Gjykatë.

Deklarata në News24:

Duke qenë që prokuroria e Krimeve të Rënda u akuzua, humbi paanshmërinë, në rastin konkret do kemi një arbitër që nuk është shqiptar. Është prokuroria e Katanias që është e sprovuar. Aty ka ekspertë të mafias dhe krimeve të organizuara.

Do kemi një përgjigje nëse ai i ka mbështetur, nëse i ka ndihmuar. Nisja e procedimit penal nuk do të thotë që personi në fjalë është fajtor, apo i pandehur. Por fakti që ai ka shkuar katër ditë përpara se të nisin hetimet dhe ka marrë atë dokument, në kronologji duket sikur shkon dhe qëndron. Në rastin konkret ka nisur procedimi dhe a ka një masë sigurie në adresë të tij?

Regjistrimi i procedimit do të thotë që nga ky moment prokuroria e Katanias ka nisur të hetojë. Nuk ka asnjë të dhënë që të ketë lëshuar ndonjë urdhër arresti.

Dy prokruorët tanë kanë qëndruar tre ditë aty. Prokruroët që kanë shkuar nga Shqipëria kanë çuar edhe material shtesë aty. Në lidhje me Dritan Zaganin.

Kur çështja të shkojë në gjykatë aty do të shohim se çfarë provash të reja kanë.