Extra Çfarë nuk i ka pëlqyer kurrë princeshë Dianës te pamja e saj

Çfarë nuk i ka pëlqyer kurrë princeshë Dianës te pamja e saj

Ndryshe nga princesha e librave apo filmave, ato të jetës reale nuk janë perfekte, edhe pse shpesh shihen si të tilla. Statusi dhe kurora nuk i mbron nga pasiguritë që kanë në lidhje me paraqitjen e tyre, që jo rrallë arrinin edhe në komplekse. Besojini ose jo, princeshë Diana, ajo që adhurohej nga e gjithë bota kishte pasiguri dhe vetëbesim të ulët në lidhje me disa karakteristika nga pamja e saj.

Edhe pse konsiderohej si ikonë stili, Diana kishte të njëjtat komplekse që ka pjesa më e madhe e vajzave. Në 1990 përshembull, kur artisti Israel Zohar po pikturonte portretin e saj, Diana i kërkonte vazhdimisht që ai të rregullonte diçka në pamjen e saj, aq më tepër kur vinte puna tek hunda.

Hunda e saj tipike ka qenë jo pak e diskutuar në media dhe vetë Diana përpiqej ta kamuflonte përmes një prerje të caktuar flokësh dhe pozonte në kënde të tilla që të mos i dukej “e madhe”.

Ky kënd, u bë zyrtarisht këndi që e identifikonte atë nëpër foto. Gjatësia, ishte një tjetër problem për të. Pasiguria vinte për shkak se ajo dhe princi Charles ishin njësoj të gjatë. Në foto, princeshë Diana duket më e shkurtër se ai, por kjo sepse fotografët e bënin këndin e tillë dhe i kërkonin asaj të vishej gjithnjë me këpucë të sheshta.

Si pasojë e kompleksit me gjatësinë, Lady Diana kishte probleme edhe me posturën. Qëndrimi i gabuar i shpinës i krijoi më vonë edhe probleme shëndetësore. Tipike e Dianës ishte koka e ulur sa herë që bisedonte me dikë. Këtë e bënte që bashkëbiseduesi të ishte komod gjatë komunikimit me të.

Një tjetër kompleks shumë i theksuar i saj vinte prej faktit që e konsideronte veten të shëndoshë. Një ide e tillë i ishte krijuar që pas frazës të paqëllimtë që doli nga princi Charles kur sapo ishin martuar. Mjaftoi që ai të thoshte, “Oh jemi shëndoshur pak apo jo” nuses së re që princesha të mendonte se ishte e tillë. Në fakt, stilistët që kanë punuar me të thonë se ishte aq elegante sa mund t’i dalloheshin lehtë kockat në fytyrën e saj.