Bota Çfarë po ndodh me presidentin amerikan? Joe Biden “humb fillin”, kërkon ndihmë...

Çfarë po ndodh me presidentin amerikan? Joe Biden “humb fillin”, kërkon ndihmë për të dalë

Presidenti amerikan, Joe Biden, është përballur me një tjetër moment të sikletshëm, ndërsa mbeti i hutuar në mes të skenës pas fjalës së tij në konferencën “Global Fund”.

Pas duartrokitjeve, 79-vjeçari Biden po mundohej të zbriste nga skena, kur u bllokua pranë shkallëve, i konfuzuar se nga të shkonte.

Më pas, kreu i Shtëpisë së Bardhë pyet disa njerëz se si të dalë prej aty dhe bën disa hapa pas.

Ngjarja u komentua menjëherë në rrjetet sociale, me senatorin e Teksasit, Ted Cruz, i cili e konsideron si skenë të frikshme dhe të trishtueshme në të njëjtën kohë.