Sport Champions, Kukësi nuk shënon dot ndaj Vallettës në Shkodër

Champions, Kukësi nuk shënon dot ndaj Vallettës në Shkodër

Shpërndaje

Kukësi barazoi pa gola në ndeshjen e parë ndaj skuadrës së Vallettës në turin e parë kualifikues të Champions League.

Skuadra e vetme shqiptare në elitën e futbollit kontinental nuk arriti të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë epërsinë ndaj rivalëve maltezë, e tani kualifikimi do të vendoset pas një jave.

Me ndryshime të mëdha në formacion dhe me 5 debutues, trajneri Pacult shpresoi për të marrë avantazhin që në pjesën e parë, por Musolli dhe Zguro nuk arritën të shënojnë. Nga ana e tyre, maltezët rrezikuan me Pikioli dhe Fontanela, por dështuan përballë portës së mbrojtur nga Frashëri.

Sebino Plaku kishte më shumë mundësi në pjesën e dytë, por sulmuesi i afruar këtë verë nuk arriti të shënojë një gol, që do të kishte shumë peshë për Kukësin.

Ndeshja e kthimit në Champions League, ndaj Vallettës në Maltë, do të luhet më 18 korrik.